
09:15
HIB shpërndan qindra dhuratave për fëmijët me nevoja te veçanta tek Qendra e përkujdesit ditor “Pema”. (Rr. “Driton Islami”, Ferizaj)
10:00
Mbahet mbledhje e rregulltë e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
14:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie, ku do të shpalosen të dhënat për performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)
14:30
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencë për medie në përfundim të vitit. (Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Pejton) /Gazeta10