Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
29 Dhjetor 2022 - 6:54

09:00

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie ku do të prezantojë punën njëvjeçare të KPK-së. (Prokuroria e Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”) 

09:00

“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Skenderajt, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Skenderaj, Qendër)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton analizën “Edhe Saime Domazeti vritet në duar të shtetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti i MAShTI-it) 

10:30

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajnë konferencën “Menaxhimi financiar dhe transparenca e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

11:00

Zv.drejtori Ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022. Merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së)

11:40

Mbahet protestë paqësore “Bojkot produktet serbe”, organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit. (Fakulteti i Edukimit)

12:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizon pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. (Restorant “Mensa”, Prishtinë) 

12:00

Klubi Futbollistik Trepça’89 mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit me emrin e ish-futbollistit Erion Kajtazi, i cili u nda nga jeta në moshën 17-vjeçare, pas një sulmi në zemër. (Fusha afër Liqenit Artificial, Mitrovicë)

13:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë me gazetarë, në përmbyllje të vitit. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) 

18:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, organizon pritjen për përfaqësuesit e medieve me rastin e festave të fundvitit. (“Che Bar”, te Qafa)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 Maj 2026
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.