
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka nxitur debat në emisionin ‘Politiko’ në Kanla10.
Panelistët kanë diskutuar për kushtin që shtetet anëtare të KiE i kanë vë Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, e qe ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton gazeta10.
Gazetari Adrian Çollaku derisa ka folur pwr kwtw temw tw cilwn e ka quajtur tw ndjeshme, e ka pyetur nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri nëse e konsideron si dështim edhe të partisë së tij mos-anëtarësimin e Kosovës në KiE.
I prerë në përgjigje ka qenë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
“Jo nuk ndihemi përgjegjës. Sepse para aplikimit të Kosovës në KiE, Kosova ka pasur raporte të kushtëzime me Komisionin Evropian dhe me disa shtet të tjera dhe kërkesa e tyre që z. Kurti i quan kushte në këto rrethana qe i ka krijuar vet z. Kurti, është dashur të mendohej edhe çështjen e aplikimit”, ka thënë Haziri në përgjigjen e tij. /Gazeta10/