Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dakaj i reagon Drenorit: KEDS-i nuk po e paguan tarifën e lartë, po zgjedh qytetarët m’i lanë pa rrymë

Gazeta10
25 December 2024 - 23:34

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” mes komentatorit politik Xhavit Drenorit dhe gazetarit Shkelzen Dakaj lidhur me mungesën e energjisë elektrike dhe qasjen e qeverisë karshi këtij problemi.

Drenori ka thënë se është i pakënaqur me këtë situatë, porse ka theksuar se as në të kaluarën rryma nuk është sjellë me “shkop magjik”.

“Si qytetar jam i pakënaqur me këtë situatë dhe si qytetar jam në gjendje me protestu bashkë me juve. Si qytetar jam totalisht i pakënaqur, por të them që Ramush Haradinaj me shkop magjik i ka thonë sillne rrymën e Albin Kurti s’po e ban, atëherë çka?”, ka thënë Drenori.

Nga ana tjetër, Dakaj ka thënë se Kurti ka rënë shpeshherë në kundërshtim me deklarimet e tij, ndërsa ka theksuar se furnizimi i qytetarëve me rrymë duhet të jetë 24 orë.

Sipas Dakajt, KEDS mund të bëjë zgjidhje për rrymën duke paguar një tarifë me çmim të lartë, porse siç tha ai, po zgjidhet forma për të lënë qytetarët pa rrymë.

“Albin Kurti në konferencë ka thanë me mu nuk mujnë me lujt as drejtori i KEK-ut e as i KEDS-it. Të nesrit ka dalë dhe ka shku dhe ka bo takim me drejtorin e KEK-ut dhe KEDS-it. Furnizimi i qytetarëve të Kosovës duhet me kanë 24 orë”, ka thënë Dakaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.