Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dardan Krasniqi kritikon Presidenten: Nuk mund të jetë simbol vetëm i shumicës

Gazeta10
05 February 2026 - 22:59

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi ka shprehur kritika të ashpra ndaj mënyrës së ushtrimit të funksionit të Presidentes së Republikës së Kosovës, duke theksuar se qytetarët janë të privuar nga shumë të drejta bazike.

Krasniqi në Politiko tha se kosovarët përballen me mungesë të së drejtës për arsim, përfaqësim dhe shëndetësi, ndërsa Presidentja aktuale sipas tij, i shërben vetëm shumicës.

“Presidentja duhet të jetë simbol i çdo qytetari, edhe i atyre që e kritikojnë. Por për një koment kritik në rrjete sociale unë bllokohem. Në këtë mënyrë lind pyetja se si qytetari duhet të veprojë, sidomos kur lidhet me të drejtat e fëmijëve të tij,” u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova nuk ka nevojë për një presidente që ndërthur funksionin e kryeministrit, ministrit apo politikanit partiak, veçanërisht kur ekziston diferencë e madhe mes jetës së elitës dhe qytetarëve në nevojë.

“Ne nuk duam një presidente që përqafon figurat ndërkombëtare si Trump dhe nuk mbron frymën e barazisë për qytetarët e vendit,” përfundoi Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.