Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dardan Molliqaj kritikon partitë opozitare: Jemi i vetmi subjekt politik me vija të kuqe

Gazeta10
18 May 2026 - 21:40

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në Politiko tha se një nga kërkesat kryesore të PSD-së ndaj opozitës është depolitizimi i agjencive shtetërore dhe garantimi se nuk do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti pas zgjedhjeve.

Molliqaj tha se PSD-ja vlerëson se institucionet shtetërore janë kapur politikisht dhe se situata, sipas tij, është përkeqësuar.

“E dyta, kemi kërku me bë një proces të departizimit të agjencive shtetërore në veçanti. Kurti për neve i ka kap ato. Përpara kanë qenë të kapura për interesa më shumë biznesore, tash janë të kapura për interesa përkundër demokracisë, prej agjencisë së inteligjencës e teposhtë”, tha Molliqaj në Politiko.

Ai shtoi se PSD-ja u ka kërkuar partive opozitare që të zotohen publikisht se nuk do të bashkëpunojnë me Kurtin në rast se nuk arrijnë ta formojnë shumicën.

“Dhe i kemi thënë se nëse nuk e kap opozita shumicën, a mundeni ju me u zotu që pas zgjedhjeve nuk bëheni as e qeverisë Kurti, as e zgjedhjes së presidencës”,  tha Molliqaj në Politiko.

Sipas tij, PSD-ja tashmë e ka bërë një zotim të tillë dhe e konsideron veten subjektin e vetëm politik me “vija të kuqe” të qarta në politikë.

“Ne jemi zotu, dhe sonte e them prap dhe e kemi nënshkru. Jemi i vetmi subjekt politik që kemi vija të kuqe në politikë, të tjerët i kanë bë mishmash”, deklaroi Molliqaj.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/kVMkiil4j1Q

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.