Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Debat i rrallë politik sonte në Kosovë, Rama: Një përballje që ka munguar prej vitesh

Gazeta10
23 December 2025 - 19:15

Kosova po hyn sonte në një nga debatet më të rëndësishme politike të viteve të fundit. Sipas analistit politik Fidan Rama, një debat i këtij niveli nuk ka ndodhur prej më shumë se pesë, madje dhjetë vitesh në vend.

Rëndësia e debatit vlerësohet si e jashtëzakonshme, ndërsa pritet që transmetimi i sotëm të shënojë rekord shikueshmërie. Në fokus do të jenë nënkryetarët e partive kryesore politike, të cilët do të përballen drejtpërdrejt për çështjet më të ndjeshme që po përballin qytetarët.

Gjatë debatit, pritet të shpalosen një numër i madh projektesh dhe idesh që subjektet politike synojnë t’i realizojnë përmes votës së qytetarëve. Sipas Ramës, ky debat do t’u japë qytetarëve mundësinë të kuptojnë më qartë se kush mban përgjegjësi dhe kush jo për krizën aktuale institucionale në vend.

Debati transmetohet sonte në emisionin e Kanal10,  Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.