
Debati i para disa ditësh në emisionin Politiko të Kanal 10 për “Dosjet e ish-Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë” ka vazhduar gjatë vikendit edhe në rrjetet sociale.
Është publicisti dhe profesori Nexhmedin Spahiu, një nga të ftuarit e emisionit, që ka përfolur në një postim në Facebook të ftuarit e tjerë të emisionit si Halil Matoshi, Sylë Ukshini dhe gazetarin Xhemajl Rexha duke shpërndarë edhe një artikull që dëshmon për bashkëpunimin e dikurshëm të UDB-së dhe Sigurimit Shtetëror Shqiptar.
“Halil Matoshi, Sylë Ukshini e Xhemajl Rexha kërkonin dëshmi për bashkëpunimin mes UDB-së dhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar. Ja një prej tyre. Dëshmia e Gani Ratkocerit” ka shkruar Spahiu.
Reagimi i studiuesit Sylë Ukshini ka qenë i menjëhershëm duke thënë se asnjëherë në studio nuk e ka thënë që s’ka pasur bashkëpunime të tilla.
“Nexh, asnjë moment se kam kontestuar bashkëpunimin e dy sigurimeve te të dyja shteteve komuniste dhe përndjekjen e kosovarëve. Bile për këtë solla shkrimin tim me deshni arkivore me dokumente për përgjimin e Rugovës dhe Aganit në vitet 1970-të. Çështja e dokumentacionit dhe e deshmive kishte të bënte për disa teza që hodhe për ngjarjet e vitit 1981 dhe për të cilat mebdoj se akoma nuk ka një qëndrim final shkencor pa hapjen e arkiva sekrete të proveniences shqiptare, serbe, sovjetike dhe perëndimore. Megjithëse mund të kemi dallimi në pikëpamje, debati për tema shkencore është i shëndetshëm dhe i vlefshëm për të gjithë. Unë e vlerësoj angazhimin tend për tema të ndryshme dhe për thyerje tabush” ka komentuar Ukshini.
Pak orë më vonë, Ukshini nuk është mjaftuar vetëm me një debat sipërfaqësor. Ai ka postuar një shkrim të gjatë duke ofruar edhe disa dokumente për “Shqiptarët e Kosovës në pasqyrë të dosjeve të ish-Arkivës së PPSH-së”.
Postimi i plotë i tij:
Artikulli i shpërndarë i Memorie.al flet për historinë e panjohur e tragjike e emigrantëve kosovarë në Shqipëri, e cila vjen ndërmjet inervistës me studiuesin, shkrimtarin dhe historianin, Gani Ratkoceri, me origjinë nga fshati Llugaxhi afër Prishtinës, i cili për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit serb, me 21 tetor të vitit 1951, kaloi kufirin shtetëror në zonën e malit të Pashtrikut dhe u dorëzua në postën shqiptare të kufirit.
Dëshmia e tij për kontaktet e para me oficerët e Sigurimit, në Kukës e Tiranë, sistemimin e tij në Berat, provokimet e tre shtetasve jugosllavë ndaj tij në Hotel “Tomorri”, letrën që i bëri kryeministrit Mehmet Shehu, makinacionet e ofiderëve të Sigurimit, që mbulonin emigracionin kosovar në Shqipëri, takimin me Manush Myftiun, marrëveshjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, arrestimet në masë të kosovarëve si dhe dënimin e tij me akuza të montuara si agjent i UDB-së.
Artikullin e plotë për këtë histori tragjike i Memorie.al mund ta lexoni në vegzën e mëposhtme:
Për emisionin Politiko kishte folur edhe Gentiana Sulo – Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish SIgurimit të Shtetit. Në një intervistë për Kanal 10 ajo kishte zbuluar edhe pamje eksluzive brenda dosjeve të Ish – Sigurimit dhe kishte folur për procedurat që duhet ndjekur për të marrë në shqyrtim dosjet, qoftë të familjarëve apo për qëllime studimi.
Emisionin e plotë të “Politiko” për dosjet e ish-Sigurimit Shtetëror Shqiptar ku të ftuar ishin Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu, Durim Abdullahu dhe Sylë Ukshini, mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.