Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Osmani takon delegatët e kohës: Guximi i tyre ka shënuar një akt historik

Gazeta10
02 July 2024 - 13:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990.

Në 34-vjetorin e shpalljes se kësaj deklarate, shefja e shtetit ka takuar disa nga delegatët e asaj kohe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky dokument ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së për Kosovën shtet të pavarur.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të pavarur. Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës”, ka shkruar Osmani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.