Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Del fotografia e të arrestuarit Z.R., i dyshuar se organizoi transportin e vrasësit të policit

Gazeta10
18 July 2024 - 16:37

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijeljina për transportimin nga Presheva në Loznicë të vrasësit të policit serb.

“Z.R. (1985) është arrestuar në Bijelinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë”.

 Po ashtu edhe gruaja e tij I.R. është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc”, tha Daçiq.

Sipas mediumit serb “Novosti” i dyshuari i arrestuar ka pasur letërnjoftim fals të Banja Llukës.

Tashmë është publikuar fotografia e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.