
Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova po kalon ditët e fundit si lojtar i CSKA Sofias.
Në drejtim të qendërmbrojtësit kanë ardhur shumë ofertë të rëndësishme dhe pritet largimi i tij nga futbollit bullgar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Mediat bullgare raportojnë se në drejtim të 26-vjeçarit ka ardhur një ofertë serioze nga Italia, por emri i skuadrës nuk është bërë i ditur.
Përveç Italisë, për mbrojtësin ka oferta konkrete edhe nga disa skuadra turke dhe ato arabe.
Dellova nuk e sheh si opsion kalimin në Lindjen e Mesme në këtë fazë të karrierës, duke i dhënë përparësi ofertave në futbollin evropian.
Mbrojtësi nga Rahoveci erdhi te CSKA Sofia vitin e kaluar nga Ballkani për shumën e 350 mijë eurove.
Klauzola e largimit të Dellovës nga CSKA është rreth 950 mijë euro, shumë kjo që konsiderohet të jetë e përballueshme për klubet e interesuara.
26-vjeçari debutoi me kombëtaren e Kosovës në vitin 2022 dhe deri më tani ka zhvilluar 15 paraqitje me “Dardanët”, prej të cilave ka shënuar dy gola.
Që nga ardhja e Franco Fodës, Dellova ka qenë pjesë kyçe e mbrojtjes së Kosovës.