Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Demhasaj me akuza të rënda: Qeveri superkriminale, Kurti superkriminel!

Gazeta10
12 January 2025 - 22:28

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se një koalicion mes AAK-së dhe VV-së do të jetë i pamundur.

“Qëndrimi i partisë është shumë i qartë. Nuk do të ketë koalicion me një njeri i cili çdo kauzë që ka premtu sa ka qenë në opozitë, ka mashtru kur ka ardhur në pushtet”, ka thënë Demhasaj.

Tutje, Demhasaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet.

“Kjo Qeveri është superkriminale. Albin Kurti është superkriminel”, ka thënë Demhasaj. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.