
Deputeti gjerman, z.Chirsoph Ploss, është pritur në takim në Kuvendin e Kosovës nga disa deputetë të Kosovës, raporton Gazeta10.
Ata kanë diskutuar për raportet mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon.
Më tej, ata kanë diskutuar edhe për integrimin në BE si dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
Ai ka thënë se ruajtja dhe thellimi i partneriteti të shkëlqyer mes grupeve të miqësisë mes dy vendeve është interes jetik dhe shtetëror.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës pritem deputetin e Bundestagut gjerman, z.Christoph Ploss.
Së bashku diskutuam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimin në BE, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Jemi falenderues për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Republikës së Kosovës.
Ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer mes grupeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve është interes jetik dhe shtetëror. ”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10