Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i PDK-së pas kthimit të Bislimit: S’është dashur të lejohet një poshtërim i tillë i Kosovës

Gazeta10
27 October 2022 - 18:11

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka komentuar kthimin e zvkryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi nga Beogradi.

Haxhiu ka thënë se as Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e as Besnik Bislimi, s’do të duhej të lejonin një situatë kur një zyrtar i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

Haxhiu madje e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.

“Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë. A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu në T7./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.