Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Deri në katër orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Gazeta10
07 Janar 2023 - 11:14

Mërgimtarët që ishin në Kosovë për festat e fundvitit, kanë filluar që të largohen për në Perëndim, aty ku jetojnë dhe veprojnë.

Si pasojë kolona të gjata janë duke u krijuar nëpër pikat kufitare të Kosovës, raporton Gazeta10.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme pritjet më të larta janë në pikat kufitare të Merdarës dhe të Dheut të Bardhë, ku mërgimtarët janë duke pritur deri në katër orë për të dalë nga Kosova.

Në pikën kufitare të Multivodës, pritjet janë deri në dy orë, teksa në vendet tjera situata është më e qetë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
24 Prill 2026
Uncategorized
17 Prill 2026
Uncategorized
16 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.