Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështimi i 22-të, Zeqiri: Vetvendosja nuk i ka numrat as për Qeveri e as për Kuvend

Gazeta10
27 May 2025 - 18:29

Ka dështuar edhe seanca e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo gjendje sipas komentatorit politik, Sadik Zeqiri nuk ndërlidhet me kandiaten e propozuar të VV-së, Albulena Haxhiun por me diçka tjetër.

Zeqiri në “Gazeta” të Kanal10, tha se po bëhet si shkak i mungesës së numrave nga të dyja palët.

Mendoj që VV-ja nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe këmbngul tek mosndërrimi i emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Njëashtu, edhe partitë ish-opozitare, PDK, LDK, AAK dhe Nisma nuk i kanë numrat për formim të Qeverisë. Prandaj është ngërçi tek emri, e nuk ka të bëj fare me Albulena Haxhiun. Nëse i kanë numrat për Qeveri, atëherë bëje edhe Kuvendin po nuk kanë numrat, as për Qeveri e as Kuvend, ata që thojnë gënjejnë“.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.