Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Detaje Nga Amerika, Donika Kadaj: Ftesa nga Trump për Osmanin dëshmi e rritjes së rolit ndërkombëtar të Kosovës

Gazeta10
19 February 2026 - 21:39

Këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj-Bujupi, duke folur drejtpërdrejt nga SHBA për emisionin “Politiko”, e cilësoi pjesëmarrjen në takimin inaugurues të Bordit të Paqes si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.

Sipas saj, ftesa dhe afërsia e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në këtë forum janë dëshmi e qartë e rritjes së besueshmërisë dhe peshës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Ajo bëri të ditur se Presidentja ka nënshkruar një deklaratë përmes së cilës edhe Kosova do të kontribuojë në Bordin e Paqes, ndërsa theksoi se kontributi konkret do të negociohet mes institucioneve të Kosovës dhe këtij mekanizmi ndërkombëtar.

“Nuk kemi asnjë implikim financiar si shtet. Do ta përkrahim Gazën në aspektin humanitar, ndërsa në këtë fazë do të ketë kontribut shtesë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është e gatshme dhe ka dhënë rekomandim me shkrim që të kontribuojë me oficerë shtabi dhe ekipe të deminimit. Më vonë, kur të qetësohet situata, do të shqyrtohet edhe dërgimi i pjesëtarëve të tjerë”, u shpreh ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.