Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dhuna në familje dhe sulmet seksuale, Haxhiu prezanton ndryshimet në Kodin Penal si dhe në Kodin e Procedurave

Gazeta10
12 October 2022 - 11:19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar punën që ka bërë kjo ministri në raport me dhunën dhe sulmet seksuale, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se është bërë punë në dy drejtime, në atë të Kodit Penal dhe të Procedurës.

“Krahas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ne kemi bërë ndryshime edhe në Kodin e Procedurës Penale, kësisojë me këto ndryshime, parashihen, ndryshime procedurale për trajtimin e veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje, të cilat sic e thash më herët kanë marrë përmasa shqetësuese”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se brenda ndryshimeve parashihet edhe përshpejtimi i procedurave.

“Këtu parashihet përshpejtim i procedurave për të siguruar hetim dhe gjykim efikas”, ka shtuar me tej Haxhiu.

Haxhiu ka bërë thirrje që institucionet ta kryejnë punë e tyre.

“Në këtë rast më lejoni që edhe nga kjo mbledhje e qeverisë, pra përvec ndryshimeve që ne kemi bërë të thërras edhe njëherë prokurorët dhe gjygjtarët edhe policët që ta kryejnë detyrën e tyre në raport me këto vepra”, ka thënë Haxhiu.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.