Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Digjet një veturë në parkingun e Aeroportit të Prishtinës

Gazeta10
16 October 2022 - 13:38

Një veturë është djegur tërësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se njëra veturë (Mercedes) është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) është dëmtuar pjesërisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.