Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dita e Asociacionit – FES publikon sot draft-statutin e Asociacionit

Gazeta10
30 January 2023 - 9:16

Gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përgatitur nga një organizatë jo-qeveritare gjermane, FES.

Kjo organizatë tashmë ka shpërndarë të gjitha ftesat për përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile e media ku pritet ta nxjerrë në diskutim edhe një version të punuar nga ekspertët e saj.

Deri më tani, megjithëse kanë qarkulluar disa versione, është bërë e ditur se “FES e ka mbajtur të blinduar draft-statutin deri ditën e publikimit”.

Kjo ngjarje ndodh një ditë para takimit në Ambasadën amerikane në Prishtinë ku pritet të diskutohet pikërisht për modalitetet e Asociacionit.

Ngjarja pritet të fillojë në ora 13:30, dhe Gazeta 10 do t’iu mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.