
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është bashkuar Kosovës në zinë për rreshterin e vrarë Afrim Bunjaku.
Në shenjë nderimi për të është vënë flamuri në gjysmë shtizë.
“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”.