Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Djali i një pushtetari rrah policin”, Drenori: Njerëzit janë lodhë prej këtij sistemi të drejtësisë

Gazeta10
27 February 2025 - 22:03

Komentatori politik, Xhavit Drenori ka thënë se sistemi i drejtësisë ka qenë “sistem i kapur”, pasi në të kaluarën nuk ka funksionuar.

Në debat me komentatoren Shqipe Pantina, Drenori ka thënë se sistemi i drejtësisë është kapur nga “emra të përveçëm”.

“Është e pakrahasueshme me qeveritë e kaluara sepse ka pasë me luftu korrupsionin nga brenda. E kemi një sistem të drejtësisë total të kapur prej qatina që e kena luftu unë e ti kur jena kanë në Vetëvendosje. A e man men, a man men prej kujt kemi dalë na ne protesta?”, ka thënë Drenori drejtuar Shqipe Pantinës.

Ai ka theksuar se njerëzit janë lodhur prej këtij sistemi, kur fëmijët e njerëzve që kanë pushtet kryejnë vepra penale dhe shpëtojnë pa asnjë dënim.

“Njerëzit janë lodhë prej këtij sistemi të drejtësisë që po i le politikanët dhe fëmijët e tyre me u ba multimilionera dhe fëmijët e tyne me rreth policin dhe polici mu suspendu prej punes”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.