Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Doli nga vetura dhe e theri në qafë këmbësorin, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
18 December 2023 - 13:56

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj të dyshuarin që doli nga vetura dhe e theri në qafë një këmbësor në Prizren.

Rastin për gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar I dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Gazeta10 gjatë ditës ka raportuar se pas një fjalosje pasagjeri ka dalë nga vetura dhe ka therë me thikë një këmbësor që ishte duke e kaluar rrugën.

Mësohet se viktima, A.M 27 vjeçar, është jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.