Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Doli për të mbledhur çaj, vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

Gazeta10
14 July 2024 - 18:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bjeshkët e Deçanit, ku një person derisa kishte dalë për të mbledhur çaj ka gjetur vdekjen.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Pejës.

Zëdhënësi Fadil Gashi, tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.

Mësohet se tashmë i ndjeri, kishte dalë për të shëtitur në atë zonë (për të mbledhur çaj).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.