Gazeta10

Drejtori i shërbimeve publike, iu përgjigjet ankesave për ndriçimin publik në Prishtinë

Drejtori i shërbimeve publike të komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci i është përgjigjur ankesave të qytetarëve lidhur me mungesën e ndriçimit publik në disa lagje të kryeqytetit , raporton Gazeta10.

Brestovci në emisionin Raport të Kanal10 deklaroi se nënshkruar kontrata e cila do ketë në parim rregullimin e këtij problemi.

“Është nënshkruar kontrata për rregullimin e ndriçimit publik në zonën qendër të kryeqytetit. Në zonën qendrore veq i kemi filluar disa aktivitete, jemi duke u marr me ndriçimin e pjesës mbrapa fakultetit teknik, jemi po ashtu në përpjekjet e fundit për të startu në sheshin qendror sepse edhe aty kemi ndriçim bukur të mangët”, deklaroi Brestovci.

Ndërkaq, përmes këtij emisioni drejtori i shërbimeve publike dha edhe një lajm tjetër të ri.

“Lagjja Pejton do të jetë lagjja e radhës që do të jetë sepse edhe aty kemi gjendje tmerrësisht të keqe, por një lajm tjetër i mir për qytetarët e kryeqytetit është që ne tani jemi paranënshkrimit të një kontrate e cila ka ndrrimin e të gjitha poçeve elektrike që janë në kryqëndër, është një prej projekteve më të mëdhaja energjetike që i kemi pasur deri më tani”, bëri të ditur ai.


NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
kurti
Kurtit i ndodhë e papritura gjatë fjalimit për Policinë e Kosovës