Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Drenori thotë se Kurti është i guximshëm dhe ka rreziku, Dakaj i reagon ashpër

Gazeta10
25 December 2024 - 21:29

Një përplasje  e ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes komentatorit politik Xhavit Drenorit dhe gazetarit Shkelzen Dakaj.

Drenori ka thënë se qasja e kaluar e qeverive të tjera e ka sjellë Listën Serbe në qeverinë aktuale.

“Në këtë qeveri mbi 50% e ka sjellë pikërisht qasja e gabume e establishmentit të kalum me Listën Serbe”, ka thënë Drenori.

Por, një mendim të tillë e ka kundërshtuar Dakaj derisa debati mes tyre ka vazhduar.

“Që katër vjet e kena në pushtet”, ka reaguar Dakaj.

“Ky kryeministër me të gjitha sfidat që i ka pas ose të metat që mund t’i ketë që mund të diskutojmë herave të tjera. Çështjen e veriut dhe çështjen karshi serbëve ka rrezikuar në aspektin ndërkombëtar deri në një shkallë të lartë saqë ka përgatit një terren të mrekullueshëm për çdo strukturë tjetër politike që vjen”, ka thënë Drenori.

“Qeveritë e kaluara nuk e kanë pru Listën Serbe, por qytetarët e minoritetit serb të cilët e kanë pru”, ka thënë Dakaj.

“Është i guximshëm dhe ka rreziku”, ka thënë Drenori. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.