Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Gazeta10
11 January 2025 - 12:15

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme në vendin tonë pas reshjeve të borës, pavarësisht se qytetarët kanë publikuar foto e video ku shihen se po kanë vështirësi qarkullimi me veturat e tyre nga bora e papastruar.

Durmishi thotë se po punojnë në terren gjatë gjithë kohës, që qarkullimi të jetë sa më i lehtë.

”

Cep më cep Kosovës, me 19 kontrata aktive, jemi duke punuar në teren gjatë gjithë kohës që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.