Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan

Gazeta10
18 April 2025 - 15:50

Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës.

Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës.

Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, janë gjetur nga 100 shteka me cigare të markës Malboro e kaltër – gjithsej 200 shteka.

Rasti është dërguar për procedura të mëtejme në zyrën e doganës, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tentim kontrabande.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.