
Kryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, strukturat e reja të zgjedhur sot në Lëvizjen Vetëvendosje i ka konsideruar si mundësi për organizim dhe emancipim, raporton Gazeta10.
Kurti ka njoftuar se në mbledhjet e para të Gratë për Vetëvendosjen dhe Rinia për Vetëvendosjen janë zgjedhur organet vendimarrrëse.
Më tej, Kurti ka thënë se gratë dhe rinia janë shumica e Vetëvendosjes.
Ai ka uruar të zgjedhurit për punë të mbarë.
Kurti ka folur edhe për atë se si këto organizata do ta ndihmojnë ndryshimin në vend.
Këtu keni statusin e plotë:
“Struktura të reja për mundësi shtesë në organizim e emancipim. Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!, në mbledhjet e para të tyre të Këshillit të Përgjithshëm, sot zgjodhën organet vendimmarrëse. Dy organizata që do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse. Gratë e rinia janë shumica jonë. Na duhet pjesëmarrje aktive e të dyja këtyre. U uroj secilës e secilit punë të mbarë drejt synimit për më shumë drejtësi e demokraci shoqërore.
Dy organizatat që i janë shtuar Lëvizjes sonë e bëjnë atë infrastrukturë të sigurt për ndryshimet progresiste në Republikën tonë.
Në vijim i gjeni dy adresimet e mia:
https://www.vetevendosje.org/fjala-e-kryetarit-kurti-ne…/
https://www.vetevendosje.org/fjala-e-kryetarit-kurti-ne…/”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10