Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy persona bëhen për spital, shtatë të tjerë arrestohen për përleshjen në Aeroportin e Prishtinës 

Gazeta10
30 April 2023 - 15:24

Policia e Kosovës për Gazeta10 ka konfirmuar se kanë arrestuar shtatë persona për një përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Gazeta10.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin për Gazeta10 ka thënë se poashtu dy persona janë lënduar në këtë përleshje të cilëve u është ofruar trajtim mjekësor.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit, në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.