Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy persona të lënduar nga një shpërthim në një shtëpi në Mitrovicë

Gazeta10
19 September 2024 - 20:48

Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta10” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti deklaroi se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” tha Zahiti për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.