
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Viti në mes të dy automjeteve, raporton Policia e Kosovës.
Personat e lënduar pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, raporton Gazeta10.
“Rr. Kemajl Azizi, Viti 21.10.2022 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga ngasësit dhe një pasagjer të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”./Gazeta10