Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy vëllezër rrahën ndërmjet vete në Viti

Gazeta10
28 Gusht 2024 - 10:47

Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30.

Të dyshuarit, vëllezër, raportohet t’i kenë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

“Të dyshuarit, pas trajtimit mjekësor, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.