Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy vëllezërit sulmohen me thikë në Fushë Kosovë, i dyshuari arratiset

Gazeta10
19 Dhjetor 2023 - 8:42

Mbrëmë rreth orës 23:00 është raportuar se një person kishte sulmuar fizikisht me thikë dy vëllezërit në Fushë Kosovë.

I njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ne arrati ndërsa, viktimat kanë pranuar tretmanë mjekësorë në QKUK.

Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.