Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy vjet burgim për ish-drejtorin e financave në zyrën e kryeministrit, shkak mashtrimi

Gazeta10
20 Janar 2023 - 16:04

Gjykata Themelorë në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burgim dhe pesëmijë euro gjobë, ish-drejtorin për buxhet dhe financa në zyrën e kryeministrit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Sipas gjykatës, i dënuari me inicialet Z.B. me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi.

“I akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar. I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.