Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohen për vrasje të foshnjës gjatë lindjes, arrestohen dy gra në Podujevë

Gazeta10
01 July 2024 - 10:34

Dy gra janë arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se e dyshuara ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

E njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 “VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES

Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.