
Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin S.G, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se të dielën ka dhunuar seksualisht një grua në Gjakovë, nën kërcënimin e thikës, transmeton lajmi.net.
“Sipas kërkesës, “me datën 12 nëntor 2023 rreth orës 17:30, në Gjakovë, e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën ……. ……., në atë mënyrë që nën kërcënimin e thikës të cilën i pandehuri e mbanë në dorë, e zhvesh të dëmtuarën dhe e detyron që të kryej akt seksual pa dëshirën e saj dhe më pas e dëmtuara e paraqet rastin në polici””, thuhet në njoftim.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor 2023.