Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

E dhimbshme| Nëna e djali vdiqën nga vërshimet në Pejë, familja ende s’është kompensuar

Gazeta10
03 October 2023 - 17:48

Tre muaj pas tragjedisë së familjes Ademaj nga Peja ku si pasojë e vërshimeve humbën jetën një grua bashkë me djalin e vegjël, familja Ademaj ende nuk është kompensuar.

Milaim Ademaj kryefamiljari i kësaj familje në emisionin “Raport”, në Kanal 10 ka rrëfyer i emocionuar e tërë ngjarjen e tmershme.

Ai tutje tha që po presin me i ndihmu shteti, komuna është në procedurë të dhënies së përkrahjes financiare për familjen tonë por ende nuk ka diçka konkrete.

Ademaj ka treguar që janë shpërndarë në shtëpi të ndryshme tek të afërmit në mungesë të banimit dhe tani po presin ndihmen e shtetit.

“Unë nuk po mundem me ardhë, kur po vi këtu po me kujtohen tonat, jemi kanë tu nejtë të gjitha bashkë, nuk ka pasur asnjë zhurmë, për një moment e kam pa që është mbushur oborri ujë. Brenda 30 sekondave kati i parë është mbushur, duke i bartur ata në vende të ndryshme”, tha Ademaj.

Ademaj ka treguar se si i ka shpëtuar anëtarët e familjes në përjashtim të nuses dhe nipit të cilët vdiqën nga vërshimet e mëdha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.