Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“E kam lexuar në media lajmin se po kërkohem” – Reagon koloneli që po kërkohet nga Serbia

Gazeta10
05 August 2024 - 12:39

Të martën më 30 korrik 2024 Serbia i ka dërguar kërkesë Interpolit një listë me ish-ushtarë të UÇK-së për të cilët po kërkon arrestim.

Në mesin e tyre është edhe koloneli i Policisë së Kosovës Lumni Graishta.

Pas publikimit të lajmit është deklaruar koloneli. Graishta tha se nuk është në dijeni.

“Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta për Klankosova.tv.

Kujtojmë se koloneli që i ri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i plagosur gjatë luftës në vitin 1998.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.