
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka konformuar për Kanal 10 që pas vendimit të Qeverisë, ka filluar të implementohet reduktimi i policisë, që do të thotë në masën 25 përqind, duke mos dhënë numër të saktë të policëve të tërhequr nga objektet komunale.
Reduktimi i policëve nga veriu në masën 25% vjen pas një marrëveshje të së martës ne Bratisllavë ku në piken e parë të saj thuhet që Kosova zotohet që do të filloj tërheqjen e zyrtarëve policor në masë 25%. /Gazeta10/