
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka filluar një takim me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, raporton Gazeta10.
Para këtij takimi ai ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Nuk dihet ende tema e diskutimeve në këto takime.
Kujtojmë se së fundmi është përfolur një propozim franko-gjerman si një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi. / Gazeta10.