Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe një shofere e re në Trafikun Urban në Prishtinë

Gazeta10
17 Gusht 2023 - 17:16

 Edhe një shofere i është shtuar “Trafikut Urban”, raporton Gazeta10.

Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar ekipit të trafikut urban.

Ndryshe, Brahimi ishte punëtore e ndërmarrjes që nga viti 2019.

Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, është shprehur i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave, në pozita të ndryshme.

Shërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.