
Tubimi i kreut të Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti mbrëmë me të rinjët në një klub nate u komentua në masë të gjerë, kjo pas tragjedisë në Gjakovë ku vdiqën tre të mitur.
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj tha se ky veprim i Kurtit tregoi mosrespektim teksa e vuri në pikëpyetje edhe besimin kur ai flet për familjen e fëmijët, raporton Gazeta10.
“A mendon që kjo me fëmijë e familje i dështuar komplet, prej rastit në Jabllanicë ku nuk u shpall as ditë zie e as nuk iu dha fokus. E kishte kaluar një kohë në lokal me të rinjë, e cili njeri mundet me të besu kur ka ndodh një tragjedi aq e rëndë pardje, a mendon se ia beson dikush fëmijët kur s’ke pas respekt as sa me shpall ditë zie”, tha ajo. /Gazeta10