
Klubet e Superligës së Kosovës në futboll të shqetësuara rreth lajmeve të fundit për licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar lidhur me këtë çështje.
Kanal10 merr vesh ekskluzivisht se ky takim do të zhvillohet në ora 14:00 në një restaurant(vend ky i njohur për redaksinë)në periferi të Prishtinës.
MKRS ende nuk ka marrë vendim për moslicencimin e FFK-së mirëpo gjatë ditëve të kaluara Kanal10 ka raportuar se disa prej klubeve nuk iu është dhënë vërtetimi për sponsorizim.
Komisioni vlerësues për licencimin e Federatave ka kërkuar dokumente shtesë nga FFK gjatë procesit të licencimit, derisa këta të fundit janë bindur se do ti plotësojnë edhe dokumentet shtesë dhe do të licencohen.