
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në mes të shteti të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij pengmarrja e kosovarëve nga Serbia nuk është gjë e mirë, dhe ai vazhdon të theksojë se mund të ketë një situatë të përshakllzimit të situatës në Kosovë.
Kjo sipas Elezit mund të ndodh për shkak se shumica e serbëve të Kosovës trajnohen në Serbi dhe futen në Kosovë.
“E keni parë se akoma në Serbi në baza të ndryshme ushtrohen dhe rekrutohen djemtë dhe vajzat e moshës së rritur, gjithashtu në këto baza stërviten serbë të Kosovës, të Malit të zi të Bosnjës dhe Serbisë që besohet se janë diku rreth 700 persona të cilët paguhen nga 1,500 euro deri në 5,000 në bazë të aktiviteteve që i kanë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10