Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Epope e krenarisë”- Osmani: Adem Jashari është i gjallë e ne jemi të lirë

Gazeta10
06 March 2023 - 12:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme të mbajtur për nder të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se kushtrimi i 5,6 dhe 7 marsit nga familja Jashari ishte kushtrim i mobilizimit të tërë djemve e vajzave të UÇK-së në luftën kundër agresorit serb.

Osmani ka thënë se familja Jashari në një përballje heroike për tri ditë fituan përjetësinë, duke shtuar se kjo Epope është epope e krenarisë dhe lirisë.

“Këto ngjarja janë pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë sonë historike mbi të cilën në e shtresojmë çdo përpjekje tonë për të konsoliduar shtetin tonë e për të cilën breza të tërë sakrifikuan jetën e tyre. Ngjarjet 5,6,7 marsit 1998 e përbenin jo vetëm kujtesën tonë por historinë më të re të Kosovës, por edhe njërën nga shtyllat kryesore mbi të cilën u ngrit shteti ynë i ri Republika e Kosovës. Kushtrimi i dhënë me 5 mars nga komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familje, ishte kushtrimi i mobilizimit të  vajzave e djemve të UÇK, të cilët për gjatë tri ditëve të betejës në Prekaz në një përballje heroike  me forcat e regjimit gjenocidial të Serbisë për  tri ditë, fituan përjetësinë. Kjo Epope është epope e dinjitetit, krenarisë e lirisë sonë.” ,ka thënë Osmani.

Tutje Osmani ka thënë se historia e familjes Jashari por edhe lufta e UCK-së nuk duhet harruar sepse kush e harron atë rrezikon të përsëritet.

“Sikur dëshmohet në histori një çerek shekulli nuk është i gjatë në jetën e popujve e shteteve por mund të tingëllojë i gjatë nga këndvështrimi kohor. Prandaj është shumë e rëndësishme ta mbajmë të gjallë kujtesën për rrugën tonë. Nuk thuhet kot se popujt që harrojnë historinë e tyre rrezikojnë t’i nënshtrohen përsëritjes së saj. Prandaj ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën e sakrificës Adem Jasharit dhe gjithë UÇK-së…. duke i kujtuar ata e shtresojmë rrugën të cilën e kemi kaluar deri në krijimin e shtetit të lirë dhe pavarur.”, ka thënë Osmani.

Tutje, presidentja ka thënë se ne e fituam lirinë sepse lirinë e fitojnë ata popuj e vende që besojnë më të vërtet në të, andaj “ne jemi të lirë e Ademi është i gjallë”./Gazeta10

https://youtu.be/_EqHZW-YQks

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.