Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Erolld Belegu flet për raportin me vajzat e Diolës: “Fillimisht u takova me vajzën e madhe”

Gazeta10
07 May 2024 - 9:07

Biznesmeni dhe menaxheri i disa këngëtarëve më parë, Erolld Belegu ka folur për jetën e tij private duke përmendur edhe raportin me vajzat e tanimë të dashurës së tij, Diola Dosti.

Ai ka treguar se ka një raport shumë të mirë me vajzat e Diolës, raporton Gazeta10.

“Lidhja jonë ka shkuar shumë intensive përshkak se të dy jemi mirë me karrierë me puna, edhe pse Diola tani është duke u bërë doktorreshë nganjëherë po e nguci unë po i them hajde mo, ndërsa sa i përket qëndrimit herë po vjen ajo në Kosovë herë unë në Tiranë, edhe pse ajo ka qenë e lidhur me Kosovën edhe më përpara pasi ajo posedon edhe një banesë në Kosovë, gjithashtu edhe vajzat e saj janë të lidhura me Kosovën dhe e dojnë më shumë se Tiranën, edhe me vajzat e Diolës i kam raportet e mira, së pari jam takuar me vajzën e madhe Blezën pastaj edhe me dy vajzat e tjera, por edhe Diola është takuar me fëmijët e mijë”, tha ai në Hambar në Kanal10.

Belegu ka shtuar se pas zyrtarizimit të lidhjes me nutricionisten ka pritur që të bëhet bujë por jo në këto përmasa.

Për më shumë detaje ndiqni videon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.