
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.
Në konferencën e përbashkët me presidenten, ai ka thënë se është në Kosovë për të shprehur mbështetjen amerikane.
“Unë jam këtu që t’i shpreh presidentes mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për Kosovën. Ngjarjet e kësaj jave në Kosovë jane indikator i rëndësishëm se si Kosova po kontribon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë”” ka thënë Escobar.
Pyetjet për gazetarë nuk janë pranuar, duke u mjaftuar vetëm me deklaratat zyrtare.
Escobar përpos këtij takimi do të ketë takim pas pak minutash edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Gazeta10