Gazeta10

Escobar nuk pret nënshkrim të shtunën: Marrëveshja është e mundshme këtë vit

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e takoi opozitën pro-europiane në Beograd para se të niset drejt Prishtinës.

Nga kryeqyteti serb, ai u tha gazetarëve se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një “hap i rëndësishëm” në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton Danas, Escobar ka thënë se nga takimi i së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk pritet nënshkrim, por kërkohet një dakordim se si të ecet përpara.

Propozimi europian, Escobar tha se paraqet “një nga mundësitë më të mira në rajon” për të ecur përpara.

Ai u bëri thirrje palëve që të jenë “shumë serioze” në kërkim të marrëveshjes, që të jenë fleksibilë, konstruktivë dhe të kenë vizion për të përfituar nga kjo mundësi që tha se u është dhënë.

Escobar tha se dëshiron që në këtë vit të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndrëmjet Kosovës dhe Serbisë dhe beson se kjo është e mundur.

“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit”, ka thënë Escobar.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, mendoj se do të sillte integrim më të shpejtë në BE jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të gjithë rajonit. Ne po synojmë procese që do ta afrojnë të gjithë rajonin me Evropën”, ka shtuar ai./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit