Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Familja Gërvalla u kërkon falje Haradinajëve për deklaratat dhe ofendimet e bëra nga ministrja, Donika Gërvalla

Gazeta10
05 February 2025 - 17:26

Një numër i madh anëtarësh së familjes Gërvalla, përfshirë edhe vet djalin e Jusuf Gërvallës qëndruan sot në shtëpinë e familjes Haradinaj në Gllogjan.

Gazeta10 ka mësuar se ata teksa u pritën nga ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, kërkuan falje për ofendimet e bëra gjatë deklaratave nga familjarja e tyre, ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla-Schwarz, mes tjerash ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, e kishte quajtur “gjeneral të vetashpallur”, po ashtu ditë më parë përmes një postimi kishte pyetur Daut Haradinajn, njëherit vëlla i Ramush Haradinajt, se si e kujton Rexhë Osajn, ushtarin e vrarë të Ibrahim Rugovës, duke e quajtur edhe vrasës Dautin. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.